Albano Velo, njëri prej autorëve të atentatit ndaj Edmond Papës është mik i Aleksandër Sadikaj, i cili u la i vdekur pas një atentati me tritol në qershor të këtij viti.

Albano Velo, 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është arrestuar si organizator dhe autor i atentatit ndaj Edmond Papës. Në kërkim është bashkëautori tjetër, i identifikuar si A.B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Krimi dyshohet se është hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i cili u vra më 11 qershor të vitit 2022.

 

Vizion Plus ka siguruar foton e Albano Velos së bashku me Aleksandër Sadikaj.

 

Sadikaj u vra në një atentat me tritol në qershor të këtij viti në afërsi të Saukut në Tiranë. Fillimisht i riu mbeti i plagosur rëndë më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *