Ky është mjeti tip benz që përfundoi mbrëmjen e djeshme rreth 100 metra në humnerë në fshatin Smollik të Bulqizës.

 

44 vjeçari Jeton Tola dhe 18 vjeçari Orgito Tola po udhëtonin nga fshati i largët Smollik i Njësisë Administrative Zerqan drejt Bulqizës kur mjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi në greminë.

 

Siç duket, mjeti është bërë copash ndërsa dy personat që ndodheshin në të fatmirësisht kanë shpëtuar.

 

Nxjerrja e tyre nga humnera është bërë me vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor.

 

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *