Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

 

Aksidenti ka ndodhurnë afërsi të rrethrrotullimit të Varrezave të Qytetit. Në aksident është përfshirë një autoambulancë e shërbimit spitalor të Korçës si dhe një mjet tjetër ku po udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Përplasja e të dy mjeteve ka ndodhur në dalje të këtij rrethrrotullimi dhe ndaj për këtë edhe ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet.

 

Paraprakisht dyshohet që mjeti që vinte nga fshati Drenovë ka goditur autoambulancën e cila në momentin e përplasjes ka qënë duke dalë nga rrethrrotullimi për të hyrë në një rrugë të qytetit që të con në drejtim të spitalit. Për fatin e mirë nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme të shumta materiale.

 

Duhet thenë se vetëm pak kohë më parë në një nga bulevardet kryesore të Korcës një tjetër autoambulancë u përfshi në një aksident automobilistik. Rrethrrotullimi i unazës tek Varret Publike është bërë shpesh herë burim aksidentesh për shkak të mungesës së ndriçimit në këtë pjesë të unazës juglindore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *