Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti dha alarmin se foshnjet janë në rrezik për shkak të qumështit për bebe që tregtohet. Ai bëri thirrje në “Facebook” që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të reagojë dhe të marrë masa pas vdekjes së binjakeve 5-muajshe në Berat të dielën.

 

“Foshnjet dhe fëmijët mund të jenë në rrezik! Duhet vepruar me shpejtësi! AKU duhet të bllokojë urgjentisht të gjithë sasinë e qumështit pluhur (formula per bebe), i cili me shumë mundësi u mori jetën dy foshnjeve në Berat. Menjëherë dhe tani!”

 

Edmond Panariti bëri thirrje që qumështi të kontrollohet menjëherë sepse në rast të kundërt rrezikohet jeta e qindra foshnjeve. Të dielën në Berat u gjetën binjaket e pajeta në dhomë nga prindërit dhe dyshimet janë se ato janë helmur nga qumështi që konsumonin. Këtë dyshim e hodhi vetë babai i foshnjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *