E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Foshnja e pajetë në Tiranë, Policia shoqëron një 32-vjeçare

Një foshnje e pajetë u gjet gjatë ditës së sotme në një kosh mbeturinash tek ish-markata tek rruga ‘’Ali Demi’’ në Tiranë.

Policia ka shoqëruar një 32- vjeçare e cila dyshohet të jetë përfshirë në braktisjen e foshnjes së gjinisë mashkullore.

Reklamë

H.M, 32 vjeç është banuese në Gjirokastër por nuk qartësohet nëse është nëna e foshnjes.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqerimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore”, njofton Policia e Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë