Një foshnje 45-ditëshe është infektuar me koronavirus ne Tirane.

Burime nga autoritetet shëndetesore konfirmuan për Vizion Plus se foshnja është shtruar në repartin e Pediatrise në QSUT, vecuar nga pjesa tjetër e repartit të fëmijeve.

Nuk dihen detaje se ku është infektuar fëmija i mitur.

Mirëpo nga reparti i Pediatrisë bëjnë të ditur se foshnja ka mberritur me urgjence mbremjen e te merkures ne spital pasi kishte simptoma.

Specialistet e ISHP i kane marre tamponin nenës së foshnjes dhe pritet sot pergjigja.

Pak ditë më parë autoritetet bënë të ditur se nga fillimi i epidemisë e deri më tani ishin të paktën 89 fëmijë të prekur me Covid-19.

Përgjithësisht fëmijët nuk kanë pasur probleme të mëdha dhe pjesa dërrmuese janë tashmë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *