Në Tiranë po mbahet Forumi Ekonomik. I pranishëm në këtë forum që në fokus është iniciativa e investimeve të së ardhmes, është edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Presidenti francez në fjalën e tij tha se duhet më shumë siguri për Evropën.
Ai shtoi se duhet të përfitojmë nga mundësia për të përshpejtuar dhe pasur një strategji konkurrueshmërie duke vendosur investimet si strategji kryesore.
Macron: Dua të them se në Europë është një moment që ka pasiguri dhe për këtë duhet të kemi strategji të qartë. Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të përshpejtuar dhe pasur një strategji konkurrueshmërie duke vendosur investimet si strategji kryesore. Duhet të harmonizojmë rregulloret tona. Janë hedhur disa hapa. Von Der Leyen, kancelari Merz kemi nxjerrë një deklaratë për të thjeshtuar rregulloret. Pjesa tjetër është thellimi i tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit. Tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që i vendosim vetes. Duhet të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Po ashtu duhet të kemi edhe përparësi të ndryshme. Përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët ne përdorim më pak burimet e tjera.
/vizionplus.tv





