Dy pjesëmarrësit ne kongresin opozitar iranian Arben Malaj dhe Mimoza Hafizi, kane treguar eksperiencën e tyre per pjesëmarrjen ne këtë aktivitet. Sipas tyre, ky forum nga viti ne vit ka njohur një përfshirje me te madhe te përfaqësuesve politike dhe publike nga vende te ndryshme te botes. Duke rrëfyer për natyrën e këtij aktiviteti, dy pjesëmarrësit e kane vlerësuar strehimin e muxhahedineve si një çështje humanitare. Muxhahedinet e pare mbërritën ne Shqipëri qe ne kohen e qeverisjes se PD, ndërkohe qe anëtarë të rinj të këtij komuniteti, pritet të vijnë pas disa muajve.