Subscribe

Kryeministri Edi Rama nuk duket shumë optimist për të ardhmen europiane të Shqipërisë në BE. Në fjalën e tij gjatë samitit strategjik të Bled në Slloveni, Rama deklaroi se nuk beson se Shqipëria apo vendet të tjera të Ballkanit do të mund të integroheshin plotësisht në Aleancën Euroatlantike. Megjithatë, sipas Ramës, në këtë hark kohor mund të arrihet përmbushja e disa hapave të rëndësishëm.

 

“Patëm një mikëpritje shumë të ngrohtë me bisede të zemrës dhe jam shumë i lumtur që të shikoj një lider dhe politikan që të flasësh si në një darkë ashtu edhe në forum Charls. Ajo që është theksuar ka të bëjë se jo se besoj se në 2030 ne do të jemi në BE, por të paktën në disa prej hapa kjo do të ishte shumë e mirë pasi teksa ne flasim për konvergjecën me BE dhe kontributi për frymë i BE kundrejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diku prej 130 mijë euro për 6 prej nesh këtu, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu dhe për të tjerë”, tha ai.

 

Ndonëse më herët, presidenti  i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që vendet anëtarë të BE të përgatiten për zgjerim deri në vitin 2023, Rama ka sërish ‘vërejtje’ për BE. Ai kërkoi që vëmendja e BE të jetë e shtuar për Ballkanin Perëndimor. Për kreun e qeverisë, mbështetja është e cunguar jo vetëm monetarisht, por edhe në aksesin e vendeve të Ballkanit në tregun e përbashkët e në projekte konkrete.

 

“Të gjithë duhet që ta kenë parasysh se ajo që po ndodh në këto vende përmes procesit të Berlinit ne kemi folur për financimin e projekteve. Merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën amerikanët, kinezët arabët, kjo duhet që të merret parasysh dhe pika e fundit është se gjithm,onë kam menduar se të punosh falas për 50 viteve Enver Hoxha na bëri shumë pro amerikan sesa evropian dhe na duhen edhe 50 vite që të jemi sa më shumë pro evropianë”, shtoi ai.

 

Mes kërkesave dhe ankesave, Rama nuk harroi të bënte dhe një batutë në fillim të fjalës së tij.

 

“Në këtë panel si autobus jam tragjikisht optimisht, por është më mirë se sa një avion rus”, tha ai.

 

Liderët e rajonit dhe Bashkimit Evropian janë mbledhur në Slloveni në forumin strategjik dy ditor të Bledit. Kryeministri Edi Rama, bashkë me udhëheqës të tjerë të ballkanit dhe BE-së janë pjesë e një paneli diskutimi mbi sigurinë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *