Subscribe

Nis Forumi i parë ballkanik kundër Antisemitizmit. Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pjesëmarrës do të jetë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

 

Në fjalën hapëse, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla vlerësoi marrëdhëniet që ka patur Shqipëria me hebrenjtë gjatë luftës. Sipas Ballës, vendi ynë i mbrojti hebrenjtë.

 

“Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme. Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë ilustron më së miri vlerat mbi të cilat është ngritur vendi ynë. Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona. Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shenjëstruan hebrenjtë e Shqipërisë. Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj. Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre. Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane. Zonja dhe zotërinj, Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresiste të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

 

Për Ballën, shpëtimi i hebrenjve nga nazizmi ishte një akt heroik i shqiptarëve, që na bën krenar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *