Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën, Dembele realizon...

Formularë, maska e matje temperature/ Shkollat hapin dyert për nxënësit nën masa të rrepta sigurie

14 Shtator 11:45

Dita e parë e shkollës këtë vit nisi krejt ndryshe.

 Kushtet e reja të pandemisë do të diktojnë edhe sjelljet e nxënësve e mësuesve, të cilët duhet të përshtaten me normalitetin e ri. Mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, dhe dezinfektimi i vazhdueshëm, janë rregullat strikte që detyrojnë çdo nxënës t’i zbatojë në ambientet e shkollës.

 Nxënësit e turnit të parë, u paraqitën në shkollë në orën 07:30. Vetëm pas matjes së temperaturës dhe konfirmimit të formularit të vetdeklarimit që nuk kanë shqetësime shëndetësore nga prindërit e tyre, nxënësit u futën në mjediset shkollore.

 

Nxënësit

“Ishim më mirë vitin e kaluar se këtë vit duhet të zbatojmë të gjitha rregullat. Është pak e vështirë.”

Frika nga infektimi me virusin e ri ekziston jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga prindërit e gjyshërit, të cilët pavarësisht kësaj, nuk do e zgjidhnin kurrsesi mësimin në distancë, veçanërisht për më të vegjlit.

 

Prindërit

“Kemi frikë normalisht, por uroj të shkojë çdo gjë mirë.”

“Do jetë pak vit i vështirë, por do mundohemi për më të mirën me mundësitë që ofron shkolla dhe ne si prindër. Por më mirë të vijë fëmija në shkollë padyshim, është e domosdoshme.”
“S’e di si do mbrohen fëmijët, plus edhe shkurtimi i orëve është pak në disfavorin e mësimnxënies, por onlinë gjithsesi s’do kisha preferuar, sidomos këta të vegjlit, s’ka kush i ndihmon, prindërit janë në punë.”

Edhe mësuesit e pranojnë që ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues nën këto kushte.

 

Mësuesja

“Jam mësuese e klasës së parë. Do jetë pak i vështirë ky vit dhe do ketë sfida më shumë se ço vit tjetër, por do mundohemi të përshtatemi. Të zhvillojmë mësimin dhe lëvijen në shkollë nën rregullat e protokollit”

Pas përfundimit të mësimit, nxënësit u shprehën se e patën të vështirë t’i respektojnë rregullat veçanërisht mbajtjen e maskës.

 

Nxnësit

“E hoqa disa herë maskën se më bezdiste, por mësimi ishte i bukur, mësuesja nuk na linte të lëviznim nga banka dhe të shkoja të bankat e tjera”

 

Të tjerë preferuan ta shkelin rregull dhe refuzojne mbajtjen e maskes.

 

Nxënësit

“Nuk e mbajta maskën. E hoqa se ishte e parehatshme. E di që duhet ta mbaj, më kanë thënë prindërit dhe mësuesit, por unë them jo.”

“E mbajtëm, por pati edhe nga ato nxënës që e hoqën.”

Pati edhe prindër të pakënaqur nga zbatueshmëria e masave në shkolla ndersa nuk munguan grumbullimet.

 

Prindi

“E mbajti maskën vajza, por jam shumë e pakënaqur nga fakti që s’u respektuan masat nga të tjerët në shkollë. As prindërit, as nxënësit, as distancën nuk ruajtën, as gjë ”

Mësimi në distancë mbetet ende një skenar i mundshëm, i cili do të vihet në zbatim në rastet kur një nxënës është i sëmurë apo në rast infektimi, që do të sjellë karantinim e klasës apo gjithë shkollës.

 

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Formularë Maska

Nga e njëjta kategori

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për francezët

më shumë...

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital

më shumë...

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

më shumë...

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhet e zonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

6:31

Mbytet anija turistike në Turqi, shpëtojnë për...

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.