Një teknikë e re dhe shumë e suksesshme në dermo-estetikën botërore, tashmë mund të aplikohet edhe në Shqipëri. Po flasim për injektimin e plazmës direkt në lëkurë.

 

Të gjithë mund ta mbani mend Kim Kardashian kur postoi një selfie gjatë trajtimit me plazmë dhe bëri kureshtare me miliona veta per kete teknike. Kjo maske jo e zakonshme shërben për rigjenerimin e fytyrës, dekoltesë, rigjenerimin e flokëve, të strijave pas lindjes dhe rënies së madhe në peshë.

 

Si aplikohet?
Teknika konsiston në marrjen e një sasie gjaku nga vetë trupi i pacientit/pacientes (sasia e marrë është e njëjtë me atë që japim për analiza). Kjo sasi futet në centrifugën e qelizave staminale, prej nga bëhet edhe shkëputja e plazmës nga elementë të tjerë përbërës të gjakut. Plazma e përftuar përzihet me koktej multivitaminash, të cilat janë përgjegjëse për rigjenerimin dhe rritjen e imunitetit të indeve të lëkurës. Kjo përzierje injektohet në fytyrë, dekolte, në pjesë të tjera të trupit dhe në flokë.
Në cilat pjesë të trupit mund të përdoret injektimi i plazmës?

 

Plazma përdoret për rigjenerimin e fytyrës, qafës dhe dekoltesëe jo vetëm. Injektimi i plazmës bën rigjenerimin dhe rikthimin e elasticitetit të lëkurës.

 

Sa shpejt mund të shihen rezultatet?
Pas 15 ditësh lëkura duket më e re, më e tonifikuar dhe pa rrudhat e vogla, të cilat eliminohen pas injektimit.

 

Pse duhet zgjedhur plazma?
Injektimi bëhet me plazmën e trupit tonë, që është elementi më i shëndetshëm dhe më i përzgjedhur i organizmit. Nuk ka asnjë rrezik për alergji. Efekti është estetikisht i dukshëm. Nuk ka kosto sociale, sepse bëhet një herë në gjashtë muaj dhe efekti zgjat.

 

Cila është stina më e preferuar për injektimin e plazmës?
Asnjë stinë nuk është e përjashtuar por është mirë që në dy muajt më të nxehtë, korrik dhe gusht, t’i evitojmë./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *