Formula 1 ka marrë një lajm shokues këtë të martë. Niki Lauda një prej emrave më të mëdhenj të historisë së këtij sporti është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeç.

 

8 muaj më parë ai kishte bërë një transplant në mushkëri por nuk ia doli dot të jetonte.

 

Niki Lauda lindi në 22 shkurt 1949 në Vjenë. Ai ka fituar tre tituj kampionë në Formula 1, në dy raste me Ferrarin 1975 dhe 1977 dhe një herë me McLaren 1984.

 

Lauda konsiderohet një prej emrave legjendë të garave me makina pasi ka fituar 25 gara dhe ka hipur 54 herë në podium.

 

Lauda në 1976 pësoi një aksident të tmerrshëm pasi u përplas në garë më James Hunt por fitoi garën me vdekjen e jo vetëm kaq. Austriaku u kthye me i fortë se kurrë duke u shpallur edhe dy herë të tjera kampion bote.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *