Subscribe

Për tre muajt e parë të vitit 2016-të ekonomia shqiptare u rrit me 3%. Sipas Institutit të Statistikave ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë grupi i tregtisë, hoteleve, restoranteve dhe transportit. Po ashtu me rritje rezulton të jetë edhe ndërtimi i ndikuar nga investimet e gazsjellësit TAP. INSTAT pranoi se një peshë të konsiderueshme të kësaj rritjeje e ka dhënë edhe formalizimi i ekonomisë. Një nga sektorët që ka peshën më të madhe në ekonomi, industria dhe energjia pësoi një rënie prej 2%, ku vetëm industria nxjerrëse u ul me -22.5%. Konsumi i popullatës u rrit me 1.4% ndërsa ra konsumi i qeverisë për shkak edhe të ecurisë së dobët të shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Ndërkaq sërish pesha e taksave mbi produktet që blenë shqiptarët rezultoi me rritje dhe në periudhën janar-mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *