Subscribe

Lojtaret e hedhur ne fushe nga minuta e pare ne testin e Bergamos kundër Ukrainës, duket se do te jene ata qe do te përfaqësojnë Shqipërinë ne ndeshjen historike kundër Zvicrës ne Evropian, e para e kuqezinjve ne nje eveniment kaq madhor. Ne fakt edhe paraqitja e ekipit ne 45 minuteshin e pare ne atë test miqësor ishte tejet pozitive dhe trajneri De Biasi duket se ka pak dilema per sfidën e 11 qershorit ndaj Helveteve. Paraqitja e ekipit taktikisht ne fushën e lojës pritet te jete një 4-5-1 e cila ne momentet kur zotërojmë topin mund te kthehet ne 4-3-3. Sigurisht ne këtë rast dy lojtaret e krahut Lenjani dhe Roshi do te kenë shume pune per shkak se u duhet te mbrojnë dhe njëkohësisht te jene ne shërbim te sulmuesit te vetëm, rol i cili për momentin sheh per favorit Armando Sadikun përballë Cikalleshit. Ne ditën e trete te stërvitjes se kuqezinjve ne Perros Guirec, stafi teknik është shumë i kënaqur me aspektin psikologjik te lojtarëve ndërsa dy shqetësime te vogla se fundmi kanë qënë ato të Abrashit dhe Mavraj. I pari me problem ne shpatull, por që nuk rrezikon aspak ndeshjen e parë ndërsa mbrojtësi Mavraj qëndroi pushim të martën duke qënë se ndjente shqetësim në shpatull për shkak të një dëmtimi të vjetër. Entuziazmi përreth kombëtares ka qënë evident edhe në zonën ku qëndron e grumbulluar Shqipëria, megjithëse edhe masat e sigurisë janë shumë të larta. Si rrallëherë të martën De Biasi lejoi tifozët të ndiqnin nga afër stërvitjen. Sakaq mediat zvicerane vijojnë t’i kushtojnë hapësire te madhe duelit te pare te 11 qershorit ne Lens, duke provokuar here pas here lidhur me ndjenjat nacionaliste te shqiptareve te luajnë me kuqezinjtë dhe atyre qe luajnë per Helvetet. Këtë here Blick i ka dedikuar nje portret kapitenit Lorik Cana per shkak te detaji interesant, pasi mbrojtësi debutoi me Shqipërinë pikërisht ndaj Zvicrës ne nje humbje 3 me 2 , 13 vite me pare. “Bos dhe patriot i zjarrte”. Ky është titulli i gazetës se njohur zvicerane per liderin e kombëtares shqiptare qe e konsideron Euro 2016 një përgjegjësi te madhe te tijen dhe shokëve te skuadrës, per te qene krenare shqiptare kudo qe janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *