Trajneri Edy Reja ka shuar enigmën e formacionit zyrtar. Trajneri italian ka zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë dhe i detyruar nga mungesat e shumta ka bërë edhe ndryshime në 11-shen titullare.

Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, me daljen pozitivë me Covid nuk do të jenë të disponueshëm.
Të dy ishin projektuar titullarë për sfidën e sotme. Mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Berat Gjimshitit, i cili dje kreu operacionin në dorë dhe do të jetë një muaj jashtë fushave.

Në mesfushë, për shkak kartonësh nuk është i gatshëm edhe Endri Çekiçi. Gjithashtu, mungon edhe Bekim Balaj i dëmtuar para disa ditëve dhe Hoxhallari po ashtu i infektuar me Covid.

Kështu, Reja do të luajë me këtë formacion: në portë do të jetë përsëri Berisha. Gjithashtu, linja e mbrojtjes me pesë do të përbëhet nga tri qendrat Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, i cili do të zëvendësojë Gjimshitin dhe krahët do të plotësohen nga Hysaj dhe Trashi.

Përgjegjësitë e mesfushës do të jenë mbi shpatullat e Keidi Bares dhe Ylber Ramadanit, të cilët do të rreshtohen para mbrojtjes për të formuar një mur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *