Valverde dhe Klopp kanë zbuluar formacionet zyrtare me të cilat Barcelona dhe Liverpool do të përplasen sonte në mbrëmje në orën 21:00 në Camp Nou në duelin e parë gjysmëfinal të Uefa Champions League.

Pak surpriza tek Barca teksa është preferuar të luajë si titullar në mesfushë Vidal dhe jo braziliani Arthur ndërsa treshja e sulmit është e përbërë nga Cuutinho, Messi dhe Suarez.

Zgjedhje befasuese ka bërë ndërkohe trajneri Klopp. Gomez titullar në krah të djathtë të mbrojtjes me Alexander-Arnold në stol.

Por surpriza më e madhe ka ardhur nga sulmi aty ku Klopp ka prishur treshen e mrekullive pasi në krah të Salah dhe Mane nuk luan Firmino por Keita. Ky I fundit do të luajë disa metra më pas pas shpines së dyshes sulmuese.

Supersfida mes Barcelones dhe Liverpool do te transmetohet ne Vizion Plus ne oren 21:00.

 

BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Messi, Suarez, Coutinho.

 

LIVERPOOL (4-3-1-2): Alisson; Gomez, Matip, van Dijk, Robertson; Milner, Fabinho, Ëijnaldum; Keita; Salah, Mane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *