Një mjet i parkuar pranë një ndërmarjeje në aksin Berat-Dimal ka shkaktuar aksident teksa lëvizte në drejtim të rrugës nacionale.

 

Drejtuesi mjetit nuk ka kontralluar rrugën dhe si pasojë ka goditur një makinë tip ‘Ford’ e cila po kalonte në rrugën kryesore në korsinë e vetë. Si pasojë e goditjes së madhe mjeti ‘Ford’ ështē përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke marrë dëmtime të konsiderueshme.

 

Sipas burimeve drejtuesit e mjeteve kanë lendime të lehta ndërsa një fëmijë i cili ndodhej brenda mjetit ‘Ford’ eshtë dëmtuar dhe është transportuar në spitalin rajonal Berat për të marë mjekimin e nevojshëm.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti.

 

Aksidenti rrugën nacionale Berat-Dimal në një zonë që janë shkaktuar edhe aksidente të tjera si pasojë e mungesës së sinjalistikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.