Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë ne Verona per forcimi e bashkëpunimit në menaxhimin e mbetjeve. Veliaj eshte shprehur i lumtur për këtë partneritet të ri, në një kohë kur kompanisë publike të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë i shtohet një territor më i madh pas heqjes së licencës së subjektit qe pastronte një prej zonave më problematike.

“Komuna e Viçencës dhe komuna e Veronës janë bërë ortak në menaxhimin e shërbimeve të qytetit, përfshirë edhe atë të pastrimit, janë automatikisht edhe ortakët tanë të rinj në pastrimin e qytetit të Tiranës. Duke qenë se sot kishim një takim të marrëdhënieve tona të menaxhimit të këtyre shërbimeve, sidomos të pastrimit të Tiranës, dyfishimin e territorit që tani do të pastrojë “Eco Tirana”, kisha kënaqësinë që të takoja kryetarin e Bashkisë e ta ftoj të vizitojë Tiranën edhe për faktin që jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe Viçenca”

Veliaj eshte ndalur edhe në tregun e qytetit të Veronës, për të cilën tha se do jetë pikë referimi për tregun e madh agroushqimor që Bashkia e Tiranës po hap në Farkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *