E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Forcat speciale të Policisë kontrolle në Laç dhe Lezhë

Forca e Posacme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore kanë zhvilluar një aksion në Laç dhe Lezhë.

 

Bëhet me dije se në fokus të operacioneve kanë qëne makinat luksoze, ku deri më tani janë kontrolluar 50 automjete të tilla, në këto dy qytete.

 

Reklamë

Gjithashtu dhe pse akoma nuk është një shifër zyrtare, deri më tani janë shoqëruar nga policia mbi 17 persona.

 

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë policia në kuadër të operacionit “Oaz” arrestoi 11 persona që janë pjesë e grupit “Bajri”, grup i cili ka vepruar kryesisht në Shkodër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë