E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Forcat speciale operacion të gjërë edhe në Vlorë

Pas operacionit të madh të premten në qytetin e Elbasanit ku u arrestuan disa persona me rrezikshmeri të lartë, mes të cilave edhe Florenc Capja, policia e shtetit ka organizuar një operacion të gjerë edhe në qytetin e Vlorës.

Që në orët e mengjesit, forcat speciale kanë zhvilluar kontrolle të shumta në disa lagje të qytetit dhe me pas edhe ne zonën e bregut të Lumit, zonë e njohur kryesisht për mbjelljen e kanabisit.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me objektivat e këtij operacioni dhe rezultatet e deritanishme.

Vlen të theksohet fakti se Vlora, sikurse Elbasani apo edhe Shkodra kanë qënë qytete me problematika të konsiderueshme në aspektin kriminal, me mjaft ngjarje te rënda në vitet e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë