Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova ka bërë me dije se 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forcat ruse.

 

“Për shkak se personeli i termocentralit po mbahet peng, ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte që kërkon termocentrali” tha ajo gjatë një konference për shtyp në Uashington.

 

Markarova bëri me dije se Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil.

 

“Ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse”- tha ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *