Gazetari i Vizion Plus, i ftuar në studion e Quo Vadis nën moderimin e Pranvera Borakaj zbardhi më shumë detaje nga kontrollet që kanë ushtruar forcat RENEA gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër dhe disa fshatra përreth.
Barkaj tha se burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur edhe disa armë.
Gazetari shtoi se makinat e blinduara janë gjetur në familjen e Safet Bajras.
Barkaj: Dosja e masakrës në Dobraç i ka kaluar SPAK. Janë ushtruar kontrolle në të paktën 10 banesa dhe janë marrë të paktën 5 automjete, me qëllim sekuestrimi. Automjetet janë gjetur në zonën e Dobraçit dhe dyshohet se disa prej tyre janë gjetur në banesën e Behar Bajrit, kushëririt të Safet Bajrit, ku këta tregojnë se nuk mbajnë më lidhje me njëri-tjetrin. Automjetet janë marrë me qëllim sekuestrimi. Të paktën burimë joyzrtare thonë se janë gjetur edhe disa armë. Akoma nuk ka informacion zyrtar se hetimet vazhdojnë dhe për të gjetur provat në vazhdim.
Ky është kontrolli i radhës i paraprirë nga disa te tjerë qe pas atentatit te Dobraçit me 4 viktima, ku ende për këtë ngjarje nuk ka asnjë te arrestuar.
Atentati në zonën e Dobraçit në më 30 tetor po hetohet nga Spak pasi Prokuroria dyshon se vrasjet u kryen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Një makinë në lëvizje me të paktën 3 autorë qëlloi me armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici vdiq në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë në spital. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.
Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe bashkëshortët bashkim e Flutura Basha që po udhëtonin më motor në momentin e atentatit.Pista kryesore është përplasja mes grupeve të Shkodrës, ndërsa dy nga autorët e dyshuar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani jane shpallur ne kërkim./vizionplus.tv





