E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Forcat irakene hyjnë në Mosul

Ilustrim · Vizion Plus

Forcat irakene kane hyre per here te pare ne pjesën lindore te Mosulit ne përpjekje per te larguar nga qyteti verior militantet e ISIS. Por sipas raportimeve nga vendngjarja, ato po përballen me rezistencën e ashpër te xhihadisteve qe i kane qëlluar me raketa, ndërsa po zhvillojnë edhe nje lufte te forte guerile ndaj tyre. Kryeministri Al-Abadi i ka lëshuar nje ultimatum militanteve te ISIS per t’u dorëzuar, ose ne te kundërt ata do te eliminohen. Duke folur nga baza ajrore e Kajarah, ne jug te qytetit, Abadi deklaroi se forcat qeveritare po afrohen nga te gjitha drejtimet dhe se shpejt do ti presin kokën gjarprit. Rreth 50 mije forca te sigurisë irakene, luftëtare kurdë peshmerga, sunite dhe shitte janë bashkuar ne ofensivën per te larguar militantet e ISIS nga qyteti i dyte me i populluar i Irakut.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh