Frika e skenarit te mundshëm qe refugjatet siriane mund te përdorin territorin shqiptar pas mbylljes se kufjeve, nga disa vende ka bere qe policia te marre masa  për te përballuar çdo situate qe mund te krijohet. Burime te Vizion Plus konfirmojnë se Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte kane zbarkuar këtë te hëne ne zonën e Korçës per te monitoruar kufirin e gjelbër. 18  efektive patrullojnë përgjatë fshatrave qe ndodhen ne kufi me fqinjin tone jugor, Greqinë. Kontrollet përqendrohen me shume ne zonën e Devollit, ku ka edhe sinjalizim per depërtimin e emigranteve. Drejtuesit e policisë se shtetit kane hartuar nje plan te posaçëm masash, megjithëse refugjatet nga lindja nuk kane hyre ende ne territorin shqiptar. Është parashikuar edhe qendra ku ata do te strehohen. Ndërtesa qe ndodhet pranë Doganës se Kapshticës i përket nje reparti ushtarak, por ende ne te nuk është bere asnjë ndërhyrje konkrete per ta bere gati me kushtet minimale. Numri i emigranteve qe i drejtohen Europes per t’i shpëtuar luftës ditët e fundit është rritur shume. Disa vende te Ballkanit kane mbyllur kufijtë per shkak te fluksit, çka e ka përkeqësuar situatën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *