Forcat Bërthamore, Trump pakt të ri me Rusisë dhe Kinën

Një ditë pasi njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi me Rusinë Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron një pakt të ri nuklear të firmosur jo vetëm nga Moska, por edhe nga Pekini.
Mediat amerikane hodhën dyshimet se shkak për tërheqjen e Uashingtonit ishte shkelja e paktit dhe prodhimi i një lloji të ri raketash nga Rusia, por Moska e mohoi këtë gjë, duke thënë se i ka respektuar në mënyrë të rreptë kushtet e traktatit.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës “t’i bashkohen mundësisë për të dhënë rezultate reale në fushën e sigurisë për vendet e tyre dhe për të gjithë botën”.
Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi mu nënshkrua në vitin 1987 nga Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev. Falë saj, dy vendet u angazhuan për eliminimin e arsenalit të raketave qe perbenin kercenim.




