Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën vendimin që pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohen në misionin e dytë paqeruajtës, kësaj radhe në ishujt britanik Falklands.

 

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan në shtator të këtij viti një marrëveshje për bashkëveprim në misionet ushtarake jashtë këtyre dy vendeve.

 

Qeveria e Kosovës tha se në misionin në ishujt Falklands do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë. Misioni mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi dhe ushtarët nga Kosova do të veprojnë nën komandën e forcave të armatosura britanike.

 

Kjo është hera e dytë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë marrin pjesë në misione paqeruajtëse.

 

Në janar të vitit 2021 parlamenti i Kosovës miratoi dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione mbështetëse jashtë vendit në kuadër të Ushtrisë Amerikane dhe në muajin mars të atij viti, një numër pjesëtarësh të kësaj force u nis në një mision në Kuvajt.

 

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë./voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *