Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbritur këtë të martë në qytetin e Shkodrës. Objektiv i aksionit ishte shpërndarja e formularit të justifikimit të pasurisë për dy familje të njohura në këtë qytet, anëtarët e të cilës kanë qenë të përfshirë vitet e fundit në aktivitete kriminale. Konkretisht bëhet fjalë për fiset Bajri dhe Doçi, të cilët kanë 48 orë kohë që të justifikojnë pasuritë e tyre në formularin e posaçëm të OFL-së.

 

Ky operacion rrjedh nga paketa “Anti-KÇK”, miratuar ditët e fundit nga qeveria. Aksioni nisi ditën e hënë me sekuestrimin e pasurisë së familjes Hajri në Shijak.

 

Këtë të martë, OFL kërkoi deklarim pasuror të Ardian Çapjas në Elbasan dhe Lulzim Berishës në Durrës.

 

Brenda 48 orëve, të gjithë subjektet e Ligjit Special duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut. Jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *