E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Forca e Ligjit” kërkon specialistë, nisin aplikimet për task forcën qëndrore e vendore

 

Pas dy operacioneve nën emrin “forca e ligjit” policia  shtetit ka njoftuar nisjen e aplikimeve për të qenë pjesë e task forcës speciale qëndrore dhe vendore.

 

Për këtë policia e shtetit nënvizon se me qëllim përzgjedhjen e kapaciteteve më të mira, njoftohen të gjithë punonjësit e policisë të interesuar të kandidojnë për specialist hetimi pranë Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore brenda datës 30 Dhjetor 2017.

Reklamë

 

Sipas policisë së shtetit të gjithë personat e interesuar duhet të kenë njohuri të posaccme për aspektet e hetimit të veprave penale kryesisht kundër drogës trafiqeve krimet e rënda dhe krimit ekonomik për të paktën 3 vjet.Cdo kandidat duhet të mos jetë nën efektin e ndonjë mase disiplinore si dhe preferohen të kenë mbaruar studimet në drejtësi.

 

Pak kohë më parë ministry Xhafaj tha se operacioni Forca e ligjit  ka përfunduar fazën paraprake. Sipas tij tashmë janë  kataloguar grupet kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre, aktivitetet e dyshuara, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjet e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre.

Më shumë video

Reklamë