E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Forbes nxjerr listën, Merkel gruaja më e fuqishme e 2019

Revista “Forbes” ka renditur të parën si gruan më të fuqishmen në botë kancelaren Angela Merkel.

 

Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

 

Reklamë

Qëndrimet e mbajtura nga kancelarja në lidhje me çështjen e emigrantëve por edhe kundër politikës së Trump e kanë bërë atë që të jetë e para.

 

Renditja e Forbes për 2019:

 

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Hewson, CEO e Lockheed

Vazhdo të lexosh

Reklamë