Koronavirusi po shkakton dëme kolosale në ekonomi në të gjitha shtetet, ndërsa pandemia ka shtrënguar kontrollin e qarkullimit të parave në Europë dhe SHBA.

Tregjet globale po ashtu kanë ngadalësuar ritmin në mënyrë që të mbajnë sa më shumë rezeva.

Që kur Kovid-19 shpërtheu në Europë, revista prestigjoze Forbes ka vënë re një ulje të miliarderëve në botë për vitin 2020, konkretisht, 58 më pak se një vit më parë. 

51% e atyre që janë sot personat më të pasur në botë deklarojnë rënie të të ardhurave.

Në krye të listës është për të tretin vit radhazi Jeff Bezos: themeluesi i Amazon, aktualisht ka 113 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë të qëndron Bill Gates me 98 miliardë. Në shkurt të këtij viti, ai njoftoi se do të vërë në dispozicion 100 milionë dollar për të nxitur zzbulimin e kurës kundër koronavirusit.

Gates ndiqet në vendin e tretë nga manjati i mallrave luksoze Bernard Arnault.

I katërti ëshët Uarren Buffett, i njohur si një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai pasohet nga Larry Ellison, themeluesi i softuerit Oracle në 1977. 

Në vendin e 6 ndodhet Amancio Ortega, një nga burrat më të pasur në Evropë. E pas tij vjen Mark Zuckerberg, krijuesi i Facebook.

Zuckerberg i cili aktualisht zotëron një pasuri prej 54.7 miliarde Dollarë, do të ndihmojë në katërfishimin e kapacitetit të testimit për zbulimin e Covid 19.

Forbes ndërkohë ka publikuar edhe listën e të rinjve më të pasur të botës. Në Listë kryeson manjatja e kozmetikës Kylie Jenner me 1 miliardë dollar. Ajo është një prej 10 miliarderëve në botë më të vegjël se 30 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *