Subscribe

Fondi i Abu Dhabit do të vijojë të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura si dhe rivitalizimin e një sheshi monumental në fund të tij. Premtimi është bere nga drejtori i fondit Adel Al Husan, gjatë takimit me kryebashkiakun Veliaj.

 

“Jemi të kënaqur për partneritetin strategjik me qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një arritjeje të madhe. Një tjetër arritje është bërë në zhvillimin e këtij projekti të  Bulevardit verior dhe në projektin e  rehabilitimit të lumit. Po vazhdojmë diskutimet me qeverinë për projekte të reja. Faleminderit atyre që na dhanë mundësinë për të qenë pjesë e sfidave të tyre të zhvillimit dhe patjetër që do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët dhe vëllezërit tanë në Shqipëri për një të ardhme më të mirë”

 

Kryebashkiaku theksoi se përveç bulevardit te ri, investimi përfshin edhe rehabilitimin e lumit te Tiranës.

 

“Sot kemi bërë disa parqe anës lumit dhe nga një zonë e degjeneruar me konotacion negativ, Bregu i Lumit krejt papritur po rihyn në fjalorin tonë si një zonë me vlerë, ku po investojmë në arsim, me qendrat sociale, me shkollat e reja. Besoj se duke filluar nga riparimi i lumit kthehu faqen e gjithë zona e Bregut të Lumit”

 

Tek Bulevardi i Ri priten qe punimet te përfundojnë ne vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *