E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fondet për tërmetin/ Rama takim me Presidenten e KE-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të martë një takim në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të Konferencës së Donatorëve. Kjo konferencë, e cila pritet të mbahet më 17 shkurt ka për qëllim të ndihmojë në rimëkëmbjen e qyteteve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se të mërkurën do të takohet edhe me presidentin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkruan Edi Rama.

Kujtojmë se të hënën kryeministri takoi edhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, teksa u shpreh se ka marrë disa këshilla të vlefshme lidhur me Konferencën e Donatorëve. Përmes një video-mesazhi, ai shtoi se kjo konferencë do të ndihmojë në rindërtimin e banesave të dëmtuara, por nuk mund të përmbushë nevojën për të financuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë