Kryeministri Edi Rama falenderoi donatorët për rindërtimin e vendit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa kërkoi nga BE që të mos vonohet me procedurat për dhënien e fondeve të përcaktuar nga Konferenca e Donatorëve.

 

Kreu i qeverisë theksoi se programi është në ndihmë të nevojës së njerëzve për t’u kthyer në një banesë të re dhe ndërtimin e shkollave.

 

“Në ambicien tonë rikonstruksioni nuk është një politikë strehimi që duhet zbatuar, por është një mundësi e re për vendin që të ecë me shpejtësi të re drejt një situate më të mirë ekonomikë, urbane e sociale. Kjo është arsyeja pse programi është në ndihmë të nevojës së njerëzve për t’u kthyer në një cati për ti dhënë një jetë më të mirë në komunitetet e tyre, jo duke rindërtuar shtëpitë. Donim të siguroheshim që cilado të ishte rezultati i konfenreces se donatorëve, qeveria do kujdesej për strehimin, shkollat e personat me kujdes shëndetësor. Dua të theksoj, përvoja ka treguar që donatorët janë njerëz të vështirë, të punosh me ta të ndërlikon jetën e shndërrohet në ferr kur duhet te kordinosh punen mes tyre e me qeverine.”

 

Kryeministri Rama kërkon që paratë e taksapaguesve shqiptarë Të shpenzohen në mënyrën e duhur, për këtë arsye është ngritur edhe Akademia e Transparencës.

 

“Do të kemi katër palë sy që do të monitorjnë. Disktuam edhe mënyrën si do të bëjmë përpara. Kështu, kjo ishte kemi një ekip të tërë që është gati, ka njohuri për planifikimin kemi një rrjet të tërë njerëzish e institucionesh që zbatimi të jetë në rregull, tashmë me këtë palë të tretë, duhet të synojmë vetëm një gjë, suksesin, dështimi nuk duhet të bëjë pjesë në historinë e rindërtimit. Do e bëjmë realitet, BE duhet të jetë më i shpejtë se zakonisht, koha është thelbësore, procedurat duhen respektuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *