E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fondacioni amerikan jep ndihma për qendrat shëndetësore të Maliqit

Të gjitha qendrat shëndetësore të bashkisë së Maliqit do të kenë të gjitha pajisjet e duhura për ofrimin e shërbimit ndaj pacientëve.

 

Kjo falë një sasie të konsiderueshme ndihmash që vijnë si dhuratë nga një grup mjekësh amerikanë, të cilët kanë qenë vitin e kaluar në Maliq duke njohur gjendjen e qendrave shëndetësore dhe duke marrë edhe kërkesat e tyre për pajisjet e nevojshme.

 

Ditën e sotme një kontenier me aparatura mjeksore, krevate dhe të tjera pajisje të nevojshme ka mbërritur në qytetin e Maliqit, për t’u shpërndarë më pas në qendrat shëndetësore. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu i ka quajtur mjaft të rëndësishme këto pajisje të cilat kanë teknologji të përparuara, ç’ka do të jetë një ndihmë e madhe për shërbimin shëndetësor të të gjithë bashkisë.

 

Kanë qenë fondacioni i shërbimit shëndetësor dhe projekti C.U.R.E në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë bërë të mundur sjelljen e këtyre ndihmave dhe pajisjeve mjekësore për bashkinë e Maliqit.

Vazhdo të lexosh