Policia dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion këtë mbrëmje në Vlorë kundër lojërave të fatit, si dhe për kapjen e personave në kërkim apo të armatosur.

 

Bëhet me dije se aksioni po zhvillohet nga civilë e drejtues të policisë, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në lokale, që mendohet se frekuentohen nga persona në kërkim apo që lëvizin me armë.

 

Të maskuar e të armatosur, forcat e policisë po zhvillojnë kontrolle edhe brenda bizneseve të ndryshme, në të gjithë qytetin bregdetar. Mësohet se ka një të shoqëruarnë zonën pranë Teatrit Petro Marko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *