Subscribe

Një aksion blic i zhvilluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Vlorë u finalizua me arrestimin e një 29-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të katër shokëve të tij.

 

Në pranga përfundoi i riu Denis Karafili ndërsa vijon puna për kapjen bashkëpunëtorëve të tij, Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj.

 

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në lagjen “Pavarësia” po lëviznin me një makinë tip Toyota disa persona me precedent kriminal.

 

Por në momentin që efektivët u afruan për të ndaluar makinën, shoferi nuk iu bind urdhërit dhe u largua me shpejtësi duke humbur gjurmët. Pas verimeve hetimore, agjentët arritën të identifikonin të gjithë të rinjtë që ndodheshin në automjet, ndërsa prangosën vetëm 29-vjeçarin Denis Karafili.

 

Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 33-vjeçarit Olsi Koçeli dhe servisin e Denis Karafilit agjentët e FNSH gjetën dhe sekuestruan uniforma dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera. Ndërkohë 30-vjeçari Inez Hajerulla rezulton një emër i njohur për uniformat blu pasi në vitin 2019 i shpëtoi një atentati.

 

Ndërkohë kontrollet e forcave te nderhyrjes se shpejte ne qyteti bregdetar vijojne ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *