E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FNSH “kreh” Vlorën, kontrolle në lokale e lagje për armë dhe persona në kërkim

FNSh zbarkon sërish në Vlorë dhe ushtron kontrolle të shumta për armëmbajtje pa leje dhe persona të shpallur në kërkim.

FNSh është bashkë me policinë e Vlorës në këtë aksion dhe po zhvillojnë kontrolle trupore nëpër lokale të qytetit.

Reklamë

Siç mësohet nga Vizion Plus kryesisht po inspektohen lokale lagjesh, në brendësi të zonave të banuara.

Prej disa ditësh policia e Vlorës në fakt ka nisur kontrollet në terren në lokale në zona të ndryshme të qytetit nga hyrja e Vlorës e deri në zonën jugore të qytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë