E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

FNSH dhe RENEA “blindojnë” Vlorën, kontrollohen makinat luksoze me xhama të zinj

Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes së kësaj të enjte. Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze.

Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Reklamë

Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh FNSH dhe RENEA kanë blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.

Kontrolle të intensifikuara kanë nisur fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë