E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Kronikë

FNSH blic në Vlorë, gjendet drogë dhe armë

FNSH  ka organizuar përsëri  pika kontrolli  në Vlorë, në kërkim të personave te përfshirë në ngjarje kriminale.

Gjatë kontrolleve në banesa e ambiente, në zbatim të planit të masave u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Y. S., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti 12 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë bimë të dyshuara cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë së Vlorës kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit B. M., 51 vjeç, banues ne fshatin Velçë, Vlorë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri gjysëm automatike model 56 dhe municion luftarak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë