Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë të dytën në rajon që ka patur rritjen më të ulët ekonomike, pas Serbisë. Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova rezultojnë më lart se ne, ndërsa nuk janë ndryshuar vlerësimi se për 2016-ën Shqipëria do të ketë një rritje në nivelin 3.4%, edhe pse Banka Qendrore e ka ulur këtë parashikim. Goditjen e ekonomisë shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar e ve te rënia e konsumit të brendshëm, i cili ka rezultuar negativ. Fondi shprehet se ky tregues do të përmirësohet gjatë vitit, por për këtë kërkohet përmbushja e reformave strukturore në ekonomi. Në listën e problemeve të Shqipërisë, FMN e sheh si të rrezikshme për ekonominë tonë zgjidhjen e problemit të pronave, sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e kontratave. Shqipëria rezulton e para në rajon për përqindjen më të ulët të kreditimit të ekonomisë përballë volumit të depozitave. Por Ministria e Financave e lexon ndryshe raportin e FMN. Ne nje njoftim te shpërndare mediave, thuhet se ky dokument konfirmon se ekonomia shqiptare është konsoliduar dhe se vijon trendin e rritjes.
FMN “skanon” rritjen ekonomike
Subscribe





