E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë mbetet e fortë dhe më dinamike në rajon dhe Evropë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur vlerësim për ekonominë shqiptare, si më dinamike në rajon dhe Evropë.

“Ekonomia shqiptare vijon të renditet ndër më dinamike në rajon dhe në Evropë, me rritje të lartë, inflacion të ulët dhe borxh publik në rënie”, thuhet në raportin e FMN.

Në përfundimet e misionit të Nenit IV për vitin 2025, FMN e cilëson Shqipërinë “në një pikë kthese”, ku procesi i integrimit drejt BE-së kërkon përshpejtim të reformave strukturore.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë mbetet e fortë, e udhëhequr nga turizmi dhe konsumi privat. Inflacioni është i ulët dhe pritshmëritë janë të qëndrueshme. Borxhi publik ndodhet në trajektore rënëse, ndërsa stabiliteti financiar paraqitet i qëndrueshëm”, vlerëson FMN.

Reklamë

Institucioni parashikon që rritja ekonomike e vitit të ardhshëm të jetë rreth 3.5%, ndërsa inflacioni të rikthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë brenda vitit 2026.

Institucioni ndërkombëtar kërkon reforma gjithëpërfshirëse në tregun e punës, kapitalin njerëzor dhe mirëqeverisjen, në mënyrë që Shqipëria të sigurojë rritje të qëndrueshme dhe konkurruese në vitet në vijim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë