Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në reduktimin e risqeve që mund të shtohen si pasojë e zbatimit të projekteve përmes partneritet publik-privat.

 

Zv/drejtori i FMN Tao Zhang në një vizitë zyrtare në tiranë i është rikthyer çështjes së debatueshme te kontratave me  PPP ndaj të cilave FMN ka qenë kritike. Këtë qëndrim zyrtari i larti i FMN e bëri të ditur në një takim me ministrin e financave Arben Ahmetaj.

 

Kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale”. “FMN është e gatshme t’ju mbështesë në vazhdimësi, edhe përmes asistencës teknike si dhe për minimizimin e risqeve potenciale. Ne mbështesim vendet tona anëtare që të kuptojnë kapacitetet e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete.

 

Por nga ana e tij ministri Ahmetaj ka siguruar zëvendësdrejtorin e FMN se vijimi i reformave është garanci për rritjen ekonomike.

 

“Ne jemi të bindur se pa vazhdim të reformave, nuk ka vazhdim të rritjes ekonomike për vendin. Ne kemi nisur një reformë të re në sektorin e ujit, ndërsa po vazhdojmë të thellojmë reformën në klimën e biznesit, tashmë më deregulimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve për sipërmarrjen dhe qytetarët, duke iu kursyer atyre kohë dhe para, përmes lehtësimit të procedurave, gjë që kemi bindjen se do të reflektohet edhe në raportin Doing Business”.

 

Zyrtari i FMN është takuar edhe me guvernatorin Genti Sejko. Kreu i bankës e ka njohur përfaqësuesin e fondit, me politikat monetare, apo dhe paketën e deeurozimit që ka ndërmarrë Banka Qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *