Subscribe

Ndërkombëtarët nuk reshtin së apeluari ndaj klasës politike  shqiptare lidhur me dëmet që i vijnë vendit nga kriza politike, veçanërisht në efektet që ajo jep në ekonomi.

 

Kësaj radhe është përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke i cili në përgjigje të interesit të medias, tha se tejzgjatja e krizës politike do të shtojë pasiguritë, për individët apo bizneset të cilët do të rishikojnë vendimet e tyre për investim.

 

“Patjetër që pasiguria politike ka gjithmonë rrezikun që të ndikoj në ekonomi. Deri më tani duket sikur ekonomia ka shkuar mirë dhe nuk është ndikuar,por padyshim që zgjatja e pasigurisë politike mund të bëjë që individët dhe firmat të rishikojnë vendimet e tyre për investime. Të dhënat ekonomike kërkojnë një farë kohe periudha ka qenë mjaft e shkurtër për të dhënë një panoramë të saktë të efektit. Por mendoj se do të ishte mirë që shqiptarët të merrnin vendime të mençura qoftë në aspektin politikë , qoftë në aspektin ekonomik.”

 

Pak ditë më parë,  Partia Socialiste prezantoi programin e saj ekonomik, por përfaqësuesi i FMN nuk preferoi të komentojë mbi të, ndërsa e la të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare të pas zgjedhjeve parlamentare.

 

“Nuk dua të komentoj në fakt për platformat elektorale që partitë zgjedhin që të shfaqin gjatë kësaj kohe. Është detyra e publikut shqiptarë që të gjykoj mbi platformat e partive, ne presim që të bashkëpunojmë me qeverinë që do dali pas zgjedhjeve dhe atëherë do diskutojmë për politikat ekonomike.”

 

Përfaqësues të qeverisë e kanë shprehur që nuk do të ketë një marrëveshje të dytë me FMN, por zyrtarizimi i saj pritet nga qeveria e re.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *