Subscribe

E shumëpërfolura amnisti fiskale, apo falje e pjesshme e detyrimeve te prapambetura dhe gjobave, nje projekt ky i qeverise, ka mbetur pezull. Është Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai i cili nuk është dakord me draftin e hartuar. Ministri i financave Arben Ahmetaj la qarte te kuptohej se derisa te rakordoje qëndrimin me FMN, ky projekt nuk do te konkretizohet. Ne thelb drafti i Ministrisë, parashikon faljen e detyrimeve dhe gjobave deri ne vitin 2011. Pas këtij viti pagesat, janë te pershkallezuara. Ministri Ahmetaj iu përgjigj interesit te medias lidhur me bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ne prag te përfundimin te marrëveshjes, qeveria do te vijoje te bashkëpunoje me ketë institucion, por roli i FMN nuk do te jete kushtetues. Lidhur me debatin me te politizuar atë te papunësisë, qeveria pranon se është afër objektivit te saj te punësimit te 300 mije qytetareve brenda mandatit te pare, nje fakt ky i cili nuk përkon me situatën ekonomike ne këto 3 vite. Ministri i financave doli para mediave per te bere analize e 8 mujorit. Ne optiken e Ministrisë treguesit ekonomiko financiare janë pozitiv çka do te thotë qe pritshmërie per rritjen ekonomike gjate këtij viti do te vijojnë te jene 3 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *