E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

FMN: Lufta tregtare SHBA-Kinë do ta varfëroje botën

Lufta tregtare mes Shteteve te Bashkuara dhe Kinës do ta beje botën më të varfër dhe më të rrezikshme. Ky është paralajmërimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të ekonomisë globale. Bazuar në këtë raport institucioni monetar ka ulur pritshmëritë për rritje globale të ekonomisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm per shkak edhe te përplasjeve te forta mes dy ekonomive me te mëdha.

 

Sanksionet e reja tregtare godasin familjet, bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, e cila po ashtu do të reflektohet edhe në politikën tregtare thuhet ne raport.

 

Reklamë

Kina njoftoi vendosjen e tarifave të reja tregtare për 60 miliardë dollarë mallra të shteteve te bashkuara duke përfshirë edhe gazin natyror. Ky vendim erdhi si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump.

 

Tarifat e fundit të shteteve te bashkuara në vlerën e 200 miliardë dollarëve ndaj produkteve kineze hynë në fuqi muajin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë