Subscribe

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar këstin e radhës për Shqipërinë me vlerë prej 36 milion eurosh. Deri tani huaja e Shqipërisë marrë FMN-së shkon në 263 milion euro. Në deklaratën e bërë nga Fondi, kërkohet që Shqipëria të miratojë sa më shpejt reformat për të përmirësuar klimën e biznesit. Edhe pse pranohet se deri tani ekonomia ka një ecuri pozitive, FMN nuk ngurron të kritikojë qeverinë për shpenzime të pakta buxhetore në infrastrukturë dhe mungesë transparence me koncesionet në partneritet me privatin.

Duhen forcuar mekanizmat buxhetorë afatmesëm pasi ecuria e shpenzimeve publike është kritike. Ekzistojnë risqe fiskale nga forma e koncesioneve me partneritet publik – privat, dhe ky rrezik duhet të reduktohet përmes bërjes së analziës kosto – përfitim dhe llogaritjes në mënyrë transparente e konform normave ndërkombëtare.

FMN e cilëson si progres të madh punën e qeverisë për të shlyer detyrimet ndaj sektorit privat, por ngre alarmin për situatën ku ndodhet borxhi i pushtetit lokal.

Autoritetet kanë bërë progres të rëndësishëm me pastrimin e borxheve në nivelin e qeverisjes qendrore. Por duhet të auditojnë shumat e papaguara të pushtetit lokal dhe të japin një zgjidhje pa kthyer ende në një rrezik potencial.

Por vërejtjet vijnë edhe sa i përket mënyrës së administrimit fiskal. Fond vijon të mos jetë dakord me përjashtimet nga taksat që bëri qeveria me ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat.

Duhen parë strategji për të zgjeruar bazën tatimore, duhen kufizuar përjashtimet nga taksat dhe duhet të forcuar administrimi i mbledhjes së të ardhurave.

FMN kërkon që Shqipëria të miratojë reformën në sistemin e drejtësisë, të adresojë sa më parë çështjet e pronave dhe të rritë fondet për infrastrukturën dhe arsimin. Marrëveshja e huasë me fondin përfundon në shkurt të 2017-ës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *