E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

FMN e BB vlerësojnë rekomandimin

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, si edhe Banka Botërore kanë vlerësuar pozitivisht Shqipërinë për marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave. Por dy institucionet financiare ndërkombëtare nënvizojnë se  për të përmirësuar ambientin e biznesit e për të ecur përpara ne procesin e integrimit, mbetet i rëndësishëm vijimi i  reformave. Ketë qëndrim FMN e BB e bene te ditur gjatë takimeve të pranverës, ne Uashington ku i pranishëm ishte edhe delegacioni shqiptar.

 

Guvernatori Genti Sejko ka bere edhe një panorame të situatës ekonomiko-financiare ne vend. Fondi Monetar e Banka Botërore e kanë vene theksin tek reduktimi i  mëtejshëm i kredive me probleme si dhe ne nxitjen e kreditimit si dy procese që do të ndikonin pozitivisht ne klimën e përgjithshme të ekonomisë, duke stimuluar investimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë