Fondi Monetarë Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia botërore ndodhet në një pikë kthese ku presionet tregtare janë përshkallëzuar, duke nxitur pasigurinë e tregut dhe stabilitetin financiar.
Në Uashington u zhvilluan takimet e nivelit të lartë mes FMN, Bankës Botërore dhe delegacioneve nga vendet anëtare, Shqipëria u përfaqësua nga guvernatori Genti Sejko
“Niveli i pasigurive nisur nga tensionet tregtare dhe nga luftërat, që ndodhin në mbarë botën, është rritur dhe në këtë aspekt FMN thotë se ritmet e rritjes do të vijojnë por më ritme më të ngadalësuara“, – tha Sejko.
Përballë kësaj panorame Shqipëria këtë vit edhe sipas institucioneve ndërkombëtare do të rritet në intervalin 3.5-4%.
“Veçanërisht për Shqipërinë, FMN dhe BB gjykon që vendi është në një trajektore pozitive zhvillimi, ekonomia jonë do të rritet në 3.5-4% në afatmesëm dhe afatshkurtër. Ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv 3% në 2026.”
Sipas guvernatorit Shqipëria është vlerësuar në këto takime dhe për digjitalizimin e shërbimit të pagesave, ndërsa njoftoi edhe për një projekt të ri që do të gjejë zbatim.
“Pranimi i Shqipërisë në SEPA është në arritje për Shqipërinë. Në këtë kudër ne po punojmë me bankën italiane për një sistem të ri pagesash për qytetarët dhe ekonominë në mesin e vitit 2026.”
Takimet e pranverës në Uashington janë mbledhje ku marrin pjesë ministrat e financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.
/vizionplus.tv