Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ku ka komentuar edhe partitë e reja të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.
Ai tha se këto parti i bëjnë opozitë opozitës dhe shtoi se ata që janë kundër regjimit të Edi Ramës janë të mirëpritur për bashkëpunim.
Lexo edhe :
Related Posts
Pyetje: Dy parti të reja janë krijuar nga figura të PD, partia e Lulzim Bashës dhe e Enkelejd Alibeajt; kjo përcarje a do ta dëmtojë PD dhe opozitën në zgjedhje?
Berisha: Kam një mendim. Çdo qytetar, çdo politikan në një vend ka të dreejtë të bkrijojë partinë e tij politike, të ndjekë linjat politike që dëshiron. Krijesat antiopozitare janë fluska të destinuara, arikvohen në banesën e harresës së politikës. Kriter themelor është qëndrimi ndaj regjimit mafioz autokratik të Edi Ramës. Ata të cilët vendosin në epiqendër të përpjekjeve të tyre, programit të tyre këtë çështje, ata janë të mirëpritur të bashkëpunojnë me PD dhe opozitën reale. Të tjerë le të mbeten në orbitën e mjerë të opozitarëve të opozitës që recxitojnë apo bëjnë papagallin e Edi Ramës nga studio në studio. /vizionplus.tv







